×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Harrojeni Leon: Dikush tjetër ka marrë OSCAR pas 500 filmave

    Insajderi
    01 March 2016 - 17:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmja e së dielës kur u ndanë çmimet OSCAR kishte protagonistin e tij, aktorin Leonardo DiCaprio i cili pas 6 nominimeve për çmimin aktorin më i mirë, fitoi tek këtë vit për rolin e tij në filmin ‘”The Revenant”.

    Pritja e Leos për ta marrë këtë çmim kishte krijuar këto dy dekada të fundit gjithmonë debat të madh duke e bërë aktorin protagonist të secilit vit kur janë ndarë çmimet, shkruan “The Tepegraph”

    Por harrojeni Leonardo DiCaprion.

    Po të njëjtën natë, bashkë me aktorin mori Oscar edhe dikush tjetër që kishte pritur shumë më shumë sesa Leo, raporton Insajderi.

    Kompozitori legjendar nga Italia, fitoi këtë vit çmimin Oscar për muzikën në filmin e Quentin Tarantino-s, “The Hateful Eight”.

    Pas gjashtë nominimeve dhe puna në 500 filma, kompozitor Ennio Morricone fitoi këtë vit më në fund çmimin Oscar.

    “Nuk ka muzikë të mrekullueshme pa film të mrekullueshëm që e inspiron kompozitorin. Për këtë arsye e falënderoj Tarantinon që më zgjodhi mua, dhe gjithashtu producentin Harvey Weinstein”, ka thënë ai, raporton Insajderi.

    Morricone ishte nominuar për Oscar edhe për muzikën e filmave “Days of Heaven” (1978), “The Mission” (1986), “The Untouchables” (1987), “Bugsy” (1991) dhe “Malena” (2000). Megjithatë 87 vjeçari kishte marrë një mirënjohje nga OSCAR për kontributin e tij në vitin 2007./Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark