Një aeroplan ka aterruar në mes të një autostrade, pasi që piloti i tij kishte harruar ta mbush atë me karburant
Aeroplani i tipit Wilga-35, ndërtim polak është dashur që të aterrojë në mes të një rruge tokësore, ndërsa raportohet se nuk kishte pasagjerë të tjerë, shkruan Express.co.uk, raporton Insajderi
Por, piloti ka arritur që ta ulë aeroplanin pa shkaktuar ndonjë aksident me ndonjë veturë që po kalonte në autostradën e shumë frekuentuar.
E gjithë kjo ka ndodhur vetëm 40 kilometra larg kryeqytetit rus, Moskës.
Në fillim u raportua që aeroplanit i ishte prishur njëri prej motorëve, por pas kontrollimeve teknike u kuptua që shkaku i gjithë këtij incidenti ka qenë mungesa e karburantit, raporton Insajderi
Piloti mund të përballet me ligjin nëse me të vërtet ka fluturuar pa sasi të mjaftueshme të karburantit. Hetuesit shtetërorë janë duke e hetuar rastin./Insajderi