Pas zgjerimit të katër portave shtesë dhe përmirësimit të hapësirave për procesimin e udhëtarëve, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka lançuar gjithashtu shërbimin e Self Check-in.
Nga muaji gusht, Aeroporti “Adem Jashari” ka implementuar një sistem të ri për pranimin e udhëtarëve dhe valixheve, i cili mund të përdoret nga vetë udhëtarët. Ky sistem është pjesë e avancimit teknologjik për të lehtësuar procedurat para fluturimit.
Aktualisht, deri në përfundimin e projektit që përfshin dhe implementimin e pajisjeve biometrike, Self Check-in mund të përdoret nga udhëtarët që udhëtojnë me kompanitë ajrore si Wizz Air, EasyJet, Eurowings, Chair, GP Aviation, Pegasus Airlines, Tui Fly, Trade Air, Austrian Airlines, Sunexpress, Enter Air, etj.
Për të parë si funksionon Self Check-in, mund të ndiqni videon e mëposhtme: