Kosova nuk përfshihet në zbulimet e ‘Panama Papers’ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova nuk përfshihet në zbulimet e ‘Panama Papers’

    Insajderi
    04 April 2016 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas një harte me të dhëna që besohet të jetë pjesë e dokumenteve të rrjedha nga ‘Panama Papers’, edhe vendet e rajonit kanë shfrytëzuar parajsën fiskale që ofron Panama.

    Personat që kanë fshehur pasurinë në ‘zonat offshore’ pritet të publikohen së shpejti në media, pasi mbi 11 milion dokumente do të bëhen publike

    Sipas këtyre të dhënave, nga Shqipëria rezulton se ka dy kompani , 3 përfitues dhe 22 pronare aksionesh ne parajsën fiskale te zbuluar.

    Numër të njejtë të aksionarëve ka edhe nga Kroacia, porse ky vend ka tetë përfitues e tre klientë.

    Nga Maqedonia nuk ka asnjë përfitues por janë dy aksionarë  e dy klientë.

    Kurse nga Bosnja, ka vetëm tre aksionarë, një përfitues, kurse për ndonjë klient a kompani eventuale nuk jepen të dhëna.

    Në këtë hartë nuk ka të dhëna për Kosovën e Serbinë.

    Të dielën, mediumet prijëse në botë kanë filluar publikimin e hulumtive në të cilën kanë punuar 370 gazetarë nga 106 media.

    11 milionë e-maile, në madhësi prej 2,6 terabajtë të zbuluara nga arkivat e firmës panameze Mossack Fonseca, flasin se si i fshehin paratë përmes shoqërive offshore (kompani të liruara nga taksat dhe me pronarë të fshehtë) politikanë, njerëzit të lidhur me botën e krimit, sportistët dhe miliarderët./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark