Harta tronditëse e aleatit të Putinit: Medvedev zbuloi se me kë Rusia dëshiron ta copëtojë Ukrainën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Harta tronditëse e aleatit të Putinit: Medvedev zbuloi se me kë Rusia dëshiron ta copëtojë Ukrainën

    Insajderi
    29 July 2022 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti i Rusisë dhe nënkryetari i Këshillit të Sigurimit ka bërë një sërë kërcënimesh të rrezikshme dhe të çmendura që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

    Mirëpo, duket se me postimin e fundit në Telegram, në të cilin prezantoi vizionin për dukjen e Evropës pas luftës, ka tejkaluar veten.

    Gjegjësisht, në hartën që ai publikoi, territori i Ukrainës përbëhet vetëm nga Kievi dhe rrethinat e tij, ndërsa pjesa tjetër e territorit është e ndarë ndërmjet Rusisë, Polonisë dhe Rumanisë.

    Natyrisht, më së shumti do të fitonte Rusia, e cila do të merrte të gjithë anën lindore të Ukrainës deri në Kiev, si dhe të gjitha portet e rëndësishme të Detit të Zi.

    Mbetet e paqartë se si Rusia mund t’i sjellë Rumaninë dhe Poloninë “në anën e saj”, duke pasur parasysh se të dyja vendet janë anëtare të aleancës së NATO-s, e cila ka një qëndrim të qartë kur bëhet fjalë për pushtimin.

    Meqë ra fjala, ky nuk është kërcënimi i parë i tillë nga Medvedev, i cili pak ditë më parë tha se Ukraina mund të zhduket nga harta botërore si pasojë e zhvillimeve të ngjarjeve.

    “Pas grushtit të shtetit në 2014, Ukraina humbi pavarësinë e saj dhe ra nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Perëndimit koket dhe filloi të besonte se NATO do të garantonte sigurinë e saj. Si rezultat i të gjitha ngjarjeve aktuale, Ukraina mund të humbasë atë që ka mbetur nga sovraniteti i saj shtetëror dhe të zhduket nga harta botërore”, ka shkruar aleati i Vladimir Putinit, Medvedev. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark