Hartmann: Vendimi për Sheshelin manipulon të kaluarën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hartmann: Vendimi për Sheshelin manipulon të kaluarën

    Insajderi
    13 April 2016 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vendimi i Gjykatës së Hagës për të liruar ultra-nacionalistin serb, Vojisllav Sheshel, manipulon tërësisht të kaluarën dhe anulon faktet e vërtetuara në rajonin e ish-Jugosllavsië, thotë për Radion Evropa e Lirë Florence Hartmann, ish-zëdhënëse e Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte.

    Hartmann thotë se vendimi do të ketë ndikim edhe në të ardhmen, sepse lë të kuptohet se nuk do të ketë pasoja kriminale, nëse dikush bën thirrje për dhunë dhe vrasje masive.

    “Shesheli tani ka rrugën hapur për të fituar mjaft deputetë në Kuvendin e Serbisë”, thotë Hartmann.

    Më 31 mars, Gjykata e Hagës ka konstatuar se Sheshel nuk është fajtor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që lidhen me luftërat në Ballkan në vitet 1990.

    Sheshel, i cili ka qenë zëvendëskryeministër në regjimin e Millosheviqit, është akuzuar për nxitje të urrejtjes etnike me retorikë të zjarrtë kundër myslimanëve dhe kroatëve./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark