Harxhohen rezervat e naftës në SHBA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Harxhohen rezervat e naftës në SHBA

    Insajderi
    20 April 2022 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Administrata e Informacionit të Energjisë së SHBA-ve, njoftoi se rezervat komerciale të naftës së papërpunuar në vend u ulën me 8 milionë fuçi (1,9 për qind) javën e kaluar në rreth 413 milionë e 700 mijë fuçi. Ndërkaq, pritshmëria e tregut ishte që inventarët të rriteshin me afërsisht 2 milionë e 500 mijë fuçi, transmeton Insajderi.

    Stoqet strategjike të naftës bruto, të cilat nuk përfshihen në rezervat komerciale të naftës bruto, u ulën me 4 milionë e 700 mijë fuçi (0.8 për qind) në 556 milionë fuçi.

    Në këtë periudhë, rezervat e benzinës në SHBA u ulën me 800 mijë fuçi (0,3 për qind) në 232 milionë e 400 mijë fuçi./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark