Hasani insiston që të kthehet në Kuvend Ligji për Gjykatën Speciale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hasani insiston që të kthehet në Kuvend Ligji për Gjykatën Speciale

    Insajderi
    03 March 2017 - 08:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka insistuar se Ligji për Gjykatën Speciale duhet të rikthehet në Kuvendin e Kosovës për t’u trajtuar edhe një herë.

    “Kërkoj nga deputetët që tani është koha dhe momenti të tregojmë se Gjykata Speciale është e padrejtë dhe duhet ta rishqyrtojmë ligjin për këtë gjykatë”, ka thënë Hasni për Epoka e re.

    Duke folur rreth mbajtjes së Haradinajt në Francë edhe për një muaj, deputeti Hasani ka thënë se Haradinaj që nga fillimi është peng i politikës.

    Hasani ka thënë se rasti i fundit ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tregon më së miri se me çfarë sfidash do të përballet Kosova nga Gjykata Speciale.

    Deputeti Partisë Demokratike të Kosovës, një kërkesë të tillë e bërë edhe dje në Kuvendin e Kosovës, ndërsa pas tensioneve nga përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së, nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti u detyrua të ndërpres seancën./Insajderi.com

    .


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark