Zëvendësministri I Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani, me tu larguar testi PCR në kufijtë e Kosovës dhe Maqedonisë, ka ardhur në Prishtinë, për të pirë kafen e mëngjesit me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, shkruan Insajderi.
Hasani, ishte personi më meritor në heqjen e këtij testi si kusht për të kaluar kufirin mes dy vendeve, teksa sot në Prishtinë, thotë se ka ardhur për të biseduar me ministrin Zemaj, për luftën kundër COVID-19.
“Ndajmë shqetësimet për situatën e krijuar. Lufta ndaj COVID 19 ngelet imperativ në bashkëpunimin tonë”, ka shkruar Hasani, në fotografinë e publikuar në rrjetin social Facebook.
Kujtojmë, se zëvendësministri Hasani, ditë më parë kur testi PCR ka qenë ende aktiv, pati paralajmëruar se shumë shpejt do të pinë kafe në Prishtinë./ Insajderi.org