Hasani: Nëse dënohet Hashim Thaçi, dënohet edhe lufta jonë çlirimtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hasani: Nëse dënohet Hashim Thaçi, dënohet edhe lufta jonë çlirimtare

    Insajderi
    03 August 2025 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se një dënim eventual i ish-presidentit Hashim Thaçi nga Dhomat e Specializuara në Hagë do të kishte pasoja të rënda për të gjithë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për vetë luftën çlirimtare.

    Në një intervistë për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Hasani u shpreh se një aktgjykim fajësues ndaj Thaçit nënkupton kriminalizimin e gjithë veprimtarisë së UÇK-së.

    “Nëse dënohet Hashim Thaçi, ‘udhëheqësi i ndërmarrjes së përbashkët kriminale’, të gjithë të tjerët janë të dënuar. Pavarësisht nëse janë pjesë e gjykimit apo jo. Vepra çlirimtare e tyre dënohet. Dhe natyrisht që bie në përfundim që lufta jonë ka qenë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, tha Hasani.

    Ai kritikoi institucionet shtetërore për mosangazhim të mjaftueshëm, duke theksuar se pavarësisht se kush është në pushtet, Qeveria e Kosovës është dashur të bëjë më shumë për të mbrojtur luftën dhe luftëtarët e saj.

    Megjithatë, Hasani shprehu besim të plotë në pafajësinë e Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij: “Betejën në Hagë besoj fuqishëm se do ta fitojmë.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark