Hasani: Rashiq s'mund të propozohet për nënkryetar në emër të komunitetit serb, ajo çfarë pamë është kundërkushteteuse - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hasani: Rashiq s’mund të propozohet për nënkryetar në emër të komunitetit serb, ajo çfarë pamë është kundërkushteteuse

    Insajderi
    26 August 2025 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka bërë me dije se ajo që ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarëve nga komuniteti jo-shumicë ka qenë tërësisht në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

    Ai ka vlerësuar se nuk mund të pyetet komuniteti shumicë për të drejtat kushtetuese të komuniteteve joshumicë.

    Në këtë intervistë për gazetën Nacionale, Hasani ka thënë se deputeti Nenad Rashiq nuk ka të drejtë dhe nuk mund të propozohet për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës në emër të komunitetit serb.

    “Ajo që pamë sot është tërësisht në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, si me germën ashtu edhe me frymën e saj. Dispozitat kushtetuese janë të qarta, ashtu siç kanë qenë të qarta edhe për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, dhe i japin përparësi absolute propozimit të shumicës së deputetëve të komuniteteve joshqiptare për të zgjedhur kandidatin për nënkryetar të Kuvendit. Ata aty nuk përfaqësojnë ideologjinë politike, por të drejtat dhe interesat e komunitetit të tyre ashtu siç mbrohen ato nga Kapitulli III i Kushtetutës së Kosovës dhe dispozitat saj mbi mosdiskriminimin mbi asnjë bazë”, dekalroi ai.

    “Hedhja në short bëhet vetëm atëherë kur vetë komunitetet joshumicë nuk arrijnë marrëveshje mes veti për përfaqësuesin e tyre. Kjo procedurë vlen vetëm për komunitetet joshqiptare dhe jo-serbe. Administrimi i shortit nuk mund të bëhet nga kryetari i Kuvendit me vetëiniciativë dhe në mënyrë arbitrare, siç ndodhi sot”, vijon Hasani.

    “Zoti Rashiq nuk ka asnjë të drejtë të propozohet, as sipas Kushtetutës së Kosovës dhe as sipas Rregullores së Kuvendit. Votimi duhet të bëhet nga shumica e komunitetit serb, gjë që Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit e përcaktojnë qartë. Rregullorja është akti i vetëm nënligjor që normohet plotësisht me Kushtetutën e Kosovës dhe shërben si parametër matës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së akteve të Kuvendit TË Kosovës, nëse ato përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark