Hasani tallet me Kryeziun: I përgjigjem vetëm nëse tekstin e shkruar e riprodhon me gojë në televizion - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hasani tallet me Kryeziun: I përgjigjem vetëm nëse tekstin e shkruar e riprodhon me gojë në televizion

    Insajderi
    03 August 2025 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Enver Hasani, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, iu ka kundërpërgjigjur ish-nënkryetarit të këtij institucioni, Kadri Kryeziu pasi ky i fundit e kritikoi të parin.

    Kryeziu e ka akuzuar Hasanin për “deformim të Kushtetutës”, sidomos në dy aktgjykimet e vitit 2011 për rastin e Behgjet Pacollit dhe atë të 2014 në rastin e Isa Mustafës i zgjedhur kryeparlamentar nga koalicioni opozitar VLAN.

    Po ashtu, ai ka shprehur akuza edhe për ‘shpikjen e rregullave” si kuorumi prej 80 deputetësh për zgjedhjen e presidentit.

    Ka shkuar edhe më larg duke thënë se “Hasani ka pasur ambicie për t’u bërë president i Kosovës përmes grusht shtetit institucional”.

    Gazeta Express ka kontaktuar Enver Hasani për të komentuar këto akuza të Kryeziut, por ai është tallur me të.

    “Do t’i përgjigjem zotit Kryeziu vetëm me një kusht: nëse është në gjendje ta riprodhojë me gojë, live në ndonjë emision televiziv, krejt këtë shkrim që ka postuar sot! Enveri”, ka thënë Hasani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark