Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në debatin e organizuar nga Qendra për Kërkim dhe Politikë të Sigurisë, ka thënë se ai nuk është personi që do të i prish marrëdhëniet me ndërkombëtarët për krijimin e ushtrisë.
“E kam ruajtur bashkëpunimin me bashkimin evropian si sytë e ballit, dhe për këtë çështje fleni dath”, ka thënë Thaçi
Sipas Thaçit ndërkombëtarët e përkrahin 100 për qind krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
Thaçi ka thënë se për krijimin e Ushtrisë është në një situatë të ngjashme me atë të shpalljes së Pavarësisë dhe sipas tij, krijimi i Ushtrisë do t’i ketë mbi 100 vota në Kuvendin e Kosovës.
“Nisma është në përputhje me kërkesat kushtetues dhe legale të Kosovës. Aspiratën për ushtri e kemi bërë të qartë shumë kohë më parë dhe kemi marrë përkrahjen nga shtetet aleate të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Thaçi ka thënë se për ushtri jam i bindur se të gjitha partitë politike do të votojnë për krijimin e ushtrisë ashtu si për shpalljen e pavarësisë do të jenë 109 vota./Insajderi.com