
Njëmbëdhjete drejtues të shteteve, përfshirë edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së kanalit të zgjeruar Panama, e cila do të mbahet të shtunën e ardhshme, raporton “La Vanguardia”.
Përpos Thaçit, aty do të marrin pjesë edhe presidentja e Kilit, Michelle Bachelet, ai i Kosta Rikës, Luis Guillermo Solis, ai i Hundurasit, Juan Orlando Hernandez, e deri tek ai i Tajvanit Tsai Ing-wen, raporton Insajderi.
Projekti për zgjerimin e “Panama Canal” do të mundësojë rritjen ekonomike në Amerikë, dhe ka filluar të ndërtohet qysh në vitin 2007 që ka kushtuar 5.2 miliardë dollarë.
Në ndërkohë, presidenti Thaçi nuk e ka lajmëruar pjesëmarrjen në këtë ngjarje e cila ka rëndësi të madhe për tregtinë Azi-Amerikë por që nuk ka ndonjë rëndësi për Kosovën dhe ekonominë apo tregtinë e vendit./Insajderi.com