Hashim Thaçi shprehet i pikëlluar për vdekjen e hoxhë Avdyl Krasniqit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Hashim Thaçi shprehet i pikëlluar për vdekjen e hoxhë Avdyl Krasniqit

    Insajderi
    12 October 2019 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se me pikëllim e ka marrë lajmin për vdekjen e njërit prej luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hoxhë Avdyl Krasniqi.

    Thaçi ka thënë se hoxhë Krasniqi ishte pjesëtar i njësive të para të UÇK-së, njofton Klan Kosova.

    “Por, Avdyli ishte edhe njeri i fesë që predikonte vlerat e parimet e larta morale. Guximi, çiltërsia dhe urtësia ishin virtyte që e shquanin atë. Ngushëllimet më të thella familjes Krasniqi. Do të jetë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për Hoxhë Avdyl Krasniqi”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark