Hashim Thaçi vjen sot në Kosovë, Gjykata ia miraton kërkesën për ta vizituar babanë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hashim Thaçi vjen sot në Kosovë, Gjykata ia miraton kërkesën për ta vizituar babanë

    Insajderi
    13 March 2025 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Speciale ia ka aprovuar kërkesën ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ardhjen në Kosovë pasi babai i tij është në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Gazeta Insajderi nga burime ka mësuar se Gjykata Speciale e ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për vizitën e tij të përkohshme në Kosovë.

    Më saktësisht, Thaçi ka arritur dhe do ta vizitojë babain e tij në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Ndryshe, mbrojtja e Thaçit kishte kërkuar dy herë më parë gjatë këtij viti lirimin e përkohshëm të klientit të tij për të vizituar babain e tij, por gjykata i ka hedhur poshtë të dy kërkesat e mëparshme.

    Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte si dhe së fundi iu është ngritur një aktakuzë kundër administrimit të drejtësisë/Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark