Hashim Thaçit i shkon një vizitor në Hagë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hashim Thaçit i shkon një vizitor në Hagë

    Insajderi
    24 March 2022 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-këshilltari i presidentit Thaçi, Bekim Çollaku, e ka vizituar atë në qendrën e paraburgimit në Hagë në përvjetorin e 23-të të bombardimeve të NATO-s.

    Çollaku ka njoftuar përmes Facebook-ut se në vizitën e tij që i ka bërë ish-shefit të tij tha se Thaçi ishte shumë krenar e gjithashtu edhe ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli në këtë përvjetor, raporton Gazeta Express.

    “Vertetë është e dhimbshme dhe padrejtësi e madhe të mbahen në paraburgim njerëzit që bartën barrën më të madhe historike për liri 23 vjet më parë. Por, Hashim Thaçi edhe sot ishte shumë krenar. I tillë është edhe Kadri Veseli të cilin e takova gjithashtu sot. Të tillë janë edhe Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të gjitha ata që po mbahen aty padrejtësisht. Të gjithë e ndjejmë mungesën e tyre në Kosovë, por njëkohësisht edhe krenohemi me kontributin e tyre të madh, vendosmërinë, vizionin dhe dashurinë e madhe që e kanë për Kosovën. Në këtë ditë të veçantë, ua përcjell nga Haga të falat më të përzemërta të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, ka shkruar Çollaku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark