“Hasta la vista, baby”, Boris Johnson bën daljen e tij të fundit si kryeministër i Britanisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Hasta la vista, baby”, Boris Johnson bën daljen e tij të fundit si kryeministër i Britanisë

    Insajderi
    20 July 2022 - 15:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët konservatorë e përshëndetën me duartrokitje daljen e fundit të Boris Johnon si kryeministër i Britanisë së Madhe.

    “Ne ndihmuam, unë ndihmova për ta nxjerrë këtë vend nga pandemia dhe për të ndihmuar në shpëtimin e një vendi tjetër nga barbaria. Dhe, sinqerisht, kjo është e mjaftueshme për kursin. Misioni u krye në një masë të madhe. Dua t’i falënderoj të gjithë këtu dhe hasta la vista, baby”, tha ai në fund të fjalimit.

    Boris Johnson dha zyrtarisht dorëheqjen nga posti i kreut të qeverisë britanike dhe nga drejtimi i konservatorëve, pas një sërë skandalesh në qeverinë e tij dhe kërkesës së vazhdueshme të zyrtarëve të Partisë Konservatore për të dhënë dorëheqjen.

    Dorëheqja e Boris Johnson erdhi pas një sërë thirrjesh për dorëheqje nga kabineti i tij. Dorëheqja e Boris Johnson lë pas një sërë skandalesh të regjistruara prej tij dhe një klime të trazuar politike të shkaktuar nga lëvizja Brexit, pandemia dhe së fundmi rënia ekonomike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark