Hati debuton në ekranin e madh, zbulohet surpriza që po vjen - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Hati debuton në ekranin e madh, zbulohet surpriza që po vjen

    Insajderi
    16 September 2025 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas një mungese në ekran me projekte të reja, producenti Turjan Hysko po rikthehet me një format që ka ngjallur shumë kureshtje. “Kazerma” do të jetë një film reality show, të cilin Turi e ka prezantuar me bindjen se “do të ndryshojë rregullat e lojës”.

    “Çdo ditë është një betejë për mbijetesë! Një çmim 200 mijë euro, VETËM NJË FITUES”, thuhet mes tjerash në faqen e filmit.

    Por surprizat nuk ndalen me kaq.

    Opinionisti Anaid Kaloti ka ndarë një detaj interesant nga ky projekt, duke treguar se është emocionuar kur ka parë skenarin dhe duke zbuluar se pjesë e filmit do të jetë edhe influencuesja më e komentuar e momentit, Hatit.

    “Kur u takuam me Turin dhe më tregoi skenarin, jam emocionuar shumë. Plus luan edhe @__hatiii si aktore në film dhe mezi pres të shoh se çfarë kanë gatuar këta dy buzagazët,” ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark