
Sokol Havolli, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook, fotografi nga tubimi i LDK-së në ladjen Dardania në Gjilan.
Havolli ka shkruar se, Gjilani ka qenë i shkelur nga pushteti qendror e ai lokal, por që me LDK-në ndryshimi është i pashmangshëm.
Me Kryeministrin në ardhje z.Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan z.Lutfi Haziri, në tubimin me banorët e Lagjës Dardania në Gjilan, të shkelur nga pushteti qëndror dhe lokal, ata janë të vendosur t’i japin drejtim të ri qytetit dhe vendit tonë!
Ky është momenti kur shpresa rikthehet dhe ndryshimi bëhet i pashmangshëm.
124 për LDK
1 Lumir Abdixhiku
40 Sokol Havolli