Havolli: U ngritën mbi 25 aktakuza ndaj zyrtarëve, përfshirë profilin e lartë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Havolli: U ngritën mbi 25 aktakuza ndaj zyrtarëve, përfshirë profilin e lartë

    Insajderi
    22 March 2017 - 08:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli ka bërë me dije se me plotësim-ndryshimin e kornizës ligjore, kësaj agjencie do t’i rriten kompetencat dhe roli në luftimin e korrupsionit.

    Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se në dy vjetët e fundit ka pasur zhvillim pozitiv sa i përket trajtimit të rasteve të korrupsionit.

    Sipas Havollit, gjatë kësaj periudhe janë ngritur mbi 25 aktakuza dhe shumica prej tyre i takojnë profilit të lartë.

    Ai ka theksuar se edhe në prokurimin publik ka lëvizje pozitive në aspektin e parandalimit të korrupsionit.

    Havolli ka thënë se pret rezultate të prekshme nga futja në përdorim e sistemit të prokurimit elektronik.

    Sipas Havollit prokurimi elektronik është  një mjet që i bën praktikat e prokurimit më transparente, zvogëlon burokracinë, rrit konkurrencën dhe është më pak diskriminues dhe për rrjedhojë, do ta minimizojë riskun nga korrupsioni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark