Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës në listën e LDK-së, Sokol Havolli, ka mbajtur një takim me qytetarët në lagjen ku është rritur
Havolli përmes një postimi në Facebook, tha se Bregu i Diellit është lagjja ku ka kaluar thuaj se çdo ditë të jetës.
“Bregu i Diellit, lagjja ku e kam kaluar thuaj se çdo ditë të jetës sime, vendi ku i krijova shoqëritë e para, shënova gollën e parë në futboll, e hapin e parë në basketboll. Ishte aty, në podrumet e lagjes, ku me shokët luanim muzikë rock, dhe fqinjtë nuk u ankuan kurrë për zhurmën, sepse secili prej tyre na trajtonte me shumë dashuri. E sot, fqinjtë e miqtë janë mbledhur për të na përkrahur në rrugën e re”, u shpreh Havolli.