Havolli: Pata fatin që t’i dëgjoj rrëfimet e Alush Gashit për kohën e kaluar afër presidentit Rugova – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Havolli: Pata fatin që t’i dëgjoj rrëfimet e Alush Gashit për kohën e kaluar afër presidentit Rugova

    Insajderi
    21 January 2025 - 17:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i LDK’së për deputet për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Sokol Havolli, pas përkujtimit të LDK’së në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, ka përshëndetur lart jetën dhe veprën e ish-presidentit historik.

    Havolli, i cili bart numrin 40 në listën zgjedhore të LDK’së, ka thënë se Rugova ishte udhëheqës vizionar që shndërroi ëndrrën për një shtet të pavarur në realitet.

    Tutje, Havolli njoftoi edhe për takimin që pati sot me profesor Alush Gashin lidhur me rrëfimet e tij gjatë kohës së kaluar bashkë me ish-presidentin Rugova.

    “Sot, 19 vjet pas vdekjes së tij, përkujtojmë kujtimin e Presidentit Historik të Kosovës, Doktor Ibrahim Rugova, udhëheqësin vizionar që shndërroi ëndrrën për një shtet të pavarur në realitet. Gjithashtu, pata fatin që me shumë kujdes e emocion të dëgjoj rrëfimet e Prof. Alush Gashit për kohën e kaluar afër Presidentit Historik”, tha 40’shi i LDK’së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark