Kandidati për deputet nga LDK-ja, Sokol Havolli, tha se programi i partisë së tij është në përputhje me kërkesat dhe aspiratat e qytetarëve.
Ai shtoi se ky program është ndërtuar bashkë me qytetarët.
“Prandaj, sot dhe çdo ditë deri më 9 shkurt 2025, ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë të ndryshimit – për veten tuaj, për fëmijët tuaj, për familjet dhe shoqërinë tuaj, për të gjithë Kosovën!
Le të jetë kjo një fushatë e mbushur me përkushtim e vullnet të mirë, ku do të takohemi për të prezantuar programin tonë, program të cilin e kemi ndërtuar së bashku me të gjithë ju. Ky program është në perputhje me kërkesat dhe aspiratat tuaja. Le të jetë një garë e ndershme dhe e drejtë!”, tha Havolli.