Drejtori i ri iAgjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli në konferencën e parë që nga marrja e detyrës është zotuar të angazhohet maksimalisht në luftimin e korrupsionit.
Havolli tha se do të bashkëpunojë me Policinë e Kosovës e EULEX-in në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Ai madje është zotuar se do të punoj më shumë se paraardhësi i tij Hasan Preteni.
“Do të jap kontribut pak më shumë se Hasan Preteni në luftimin e korrupsionit”, u shpreh ai. Do të angazhohemi shumë në parandalimin e konfliktit të interesit. Po ashtu do të japim kontribut në parandalimin e problemeve në fushën e prokurimit”, tha Havolli. /Insajderi.com