Në vitin 1963, kur Stephen Hawking ishte 21 vjeç, mjekët i kishin thënë atij se kishte vetëm edhe dy deri në pesë vjet për të jetuar, pasi ai u diagnostikua me Sklerozë Laterale Amiotrofike (ALS).
Mirëpo të dielën, fizikanti më i famshëm në botë ka festuar datëlindjen e tij të 75-të, shkruan gazeta britanike The Guardian.
Më 8 janar 1942, Frank dhe Isobel Hawking kishin festuar lindjen e djalit të tyre, Stefanit. 75 vjet më vonë dhe Profesor Stephen Hawking është një nga shkencëtarët më të shquar të të gjitha kohërave.
Në një karrierë që përfshin një gjysmë shekulli, Hawking ka publikuar më shumë se 150 artikuj shkencorë, një duzinë të librave dhe një varg paraqitjesh në TV. /Insajderi.com