×
  • Lajme
  • Botë
  • Biznes
  • Lajme / Botë

    Hawking tregon dy gjërat që e kërcënojnë njerëzimin më së shumti

    Insajderi
    29 June 2016 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori Stephen Hawking thotë se ai beson se ndotja e natyrës dhe “marrëzia” mbeten kërcënimet më të mëdha të njerëzimit, ndërsa gjithashtu shprehu shqetësimet e tij mbi përdorimin e inteligjencës artificiale në luftë.

    Fizikanti i madh botëror në mënyrë teorike argumentoi se “njerëzit sigurisht nuk janë bërë më pak lakmitar ose më pak budalla”, në trajtimin e mjedisit të tokës, gjatë një interviste me Larry King, njofton Independent, transmeton Insajderi.

    “Gjashtë vjet më parë, unë paralajmërova për ndotjen dhe mbipopullimin, dhe këto gjëra janë bërë edhe më keq që atëherë. Popullsia është rritur me gjysmë miliardë që nga intervista jonë e fundit, me asnjë zgjidhje në horizont”, deklaroi Hawking.

    “Në këtë rast,bota në vitin 2100 do të ketë 11 miliardë banorë. Ndotja e ajrit është rritur në 8 për qind gjatë pesë viteve të fundit.”

    Profesor Hawking vazhdoi të tregoi shqetësimet e tij për të ardhmen e teknologjive të inteligjencës artificiale, dhe konkretisht përdorimin e tyre si armatim primar.

    “Qeveritë duken të jenë të angazhuara në një garë armësh, projektimin aeroplanësh dhe armë me teknologji inteligjente. Financimi i projekteve që janë drejtpërdrejtë të dobishme për racën njerëzore, siç është përmirësimi i pajisjeve mjekësore, duket të jetë prioritet i ulët”.

    Hawking është i paralizuar dhe jeton në një karrocë elektrike. Ai njihet si fizikanti më i njohur i këtij shekulli në botë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark