Ish-kryeshefi ekzekutiv i Postë-Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha ka njëjtësuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi me kryeministrin aktual, Albin Kurti.
Haxha në emisionin “Tempus” në KTV tha se sikurse ish-presidenti Hashim Thaçi ashtu edhe kryeministri Albin Kurti janë të njëjtë.
Sipas tij, të dy janë të njëjtë vetëm është krijuar në iluzion i qytetarëve.
“Sot, Qeveria e Kosovës i ka afër diku 50 milionë edhe mburret, si Hashimi si Albini këta janë absolutisht, është një iluzion i qytetarëve tonë që kanë degradu institucionet sikur ai në të kaluarën sikur ky tash, është sikur një shuplakë e dorë, ky kështu ai në anën tjetër vetëm i kanë ndërru metodat”, tha Haxha.
Ai ndër tjerash tha se Telekomi ka qenë institucioni më i pa korruptuar që i ka dhënë buxhetit të shtetit afro 400 milionë.