Haxhi 2025 me pjesëmarrjen më të ulët në 30 vjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Haxhi 2025 me pjesëmarrjen më të ulët në 30 vjet

    Insajderi
    06 June 2025 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në 30 vjet, duke përjashtuar periudhën e pandemisë COVID-19, sipas shifrave të publikuara të enjten.

    Pelegrinazhi vjetor islamik tërhoqi vetëm 1 milion e 673 mijë 7 e 230 myslimanë, shumica e tyre nga jashtë Arabisë Saudite, sipas një postimi nga Ministria e Haxhit e vendit në platformën sociale X.

    Autoritetet nuk ofruan menjëherë një shpjegim për pjesëmarrjen e ulët.

    Është pothuajse 160 mijë pelegrinë më pak se vitin e kaluar dhe shumë larg nga bumi para pandemisë, kur pjesëmarrja do të kalonte rregullisht 2 milionë. Pati një Haxh rekord në vitin 2012, kur morën pjesë më shumë se 3.16 milionë myslimanë, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.

    Mbretëria zhvilloi një pelegrinazh të reduktuar gjatë pandemisë COVID-19, duke ulur ndjeshëm shkallën e Haxhit midis viteve 2020 dhe 2022, ndërsa ende lejoi një numër të vogël besimtarësh të merrnin pjesë në ngjarjen vjetore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark