
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Donika Gërvallën si emër të dytë për postin e kryeparlamentares.
Megjithatë, propozimi i saj nuk mori mbështetje, pasi opozita votoi kundër, ndërsa tre deputetë abstenuan.
Pas këtij dështimi ka reaguar Haxhi Avdyli, i cili akuzoi opozitën se po pengon formimin e institucioneve, duke përfshirë në reagimin e tij edhe figurën e babait të Donika Gërvallës, Jusuf Gërvallës, duke e përdorur kështu për lojëra politike.
“Të nderuar qytetarë, sot ra maska. Koalicioni PLAS, sdon zhbllokim, sdon formim institucionesh.
PLAS del dhe kundër një emri siq është bija e heroit Jusuf Gervalla, siq është ministrja Gervalla.
Këtë koalicion duhet ta plasim me votë në zgjedhjet e ardhshme. Ska rrugë tjetër…plus 51%”, ka shkruar Avdyli në Facebook.