×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja: Shala dhe Januzi pranojnë akuzën e frikësimit të një dëshmitari dhe pengimit

    Insajderi
    17 December 2024 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Haxhi Shala dhe Sabit Januzi kanë pranuar akuzën për frikësimit të një dëshmitari dhe pengimit në marrëveshje për pranimin e fajësisë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka njoftuar kjo zyrë në një komunikatë për media.

    Të pandehurit akuzohen për frikësim gjatë procedurave penale dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

    Në një reagim lidhur me marrëveshjet, prokurorja e specializuar, Kimberly West ka thënë se arritja e marrëveshjes është “dëshmi e forcës së hetimeve tona lidhur me çështjet e frikësimit dhe pengimit të drejtësisë”.

    “Ne e bëmë këtë pas një shqyrtimi të kujdesshëm që mori parasysh, midis të tjerave, rëndësinë e pranimit të përgjegjësisë në këtë kontekst, përfitimet e arritjes së përmbylljes herët të çështjes në mënyrë të drejtë, dhe mendimet e viktimave”, ka thënë ajo, bëhet e ditur në komunikatë.

    Gjyqi ndaj Shalës dhe Januzit, së bashku me Ismet Bahtijarin, ishte planifikuar të hapej më 14 nëntor 2024, por u shty me kërkesë të palëve në këtë çështje gjyqësore.

    Aktakuza ndaj tyre është ngritur më 4 tetor 2023, me të cilën ngarkoheshin se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi.

    Ata akuzohen për përpjekje për pengim të personave zyrtarë për kryerjen e detyrës zyrtare, me anë të kërcënimit të rëndë, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark