Haxhi Shala vizitoi varrin e babait, djali i tij i publikon foton: Jeta na ka vënë përballë dhimbjeve të papërshkrueshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhi Shala vizitoi varrin e babait, djali i tij i publikon foton: Jeta na ka vënë përballë dhimbjeve të papërshkrueshme

    Insajderi
    11 October 2024 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Haxhi Shala sot nga Haga ka ardhur në Kosovë për ta vizituar varrin e babait të tij, i cili vdiq tre ditë më parë. Për vizitën e tij disa fjalë i ka shkruar djali i tij, Edmond Shala.

    Duke publikuar një fotografi ku Haxhia shihet i vetëm pranë varrit, teksa prapa ruhet nga forcat e EULEX.

    Edmondi ka shkruar për padrejtësinë e dhimbjen që po e përjetojnë si familje pasi babai po mbahet në burgun e Hagës.

    “Jeta na ka vënë përballë dhimbjeve të papërshkrueshme”.

    Sot po shkruaj për babain tim, i cili humbi të atin e tij, gjyshin tim të dashur, një njeri i ndershëm dhe i palodhur! Ai tani po mbahet padrejtësisht në burgjet e Hagës, larg familjes së tij, larg dashurisë së tij“.

    Edomdi ka theksuar se nuk po e humbasin shpresën e që po luten për drejtësi.

    Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë vuajtjen e një familjeje kur një njeri i pafajshëm mbahet larg për kaq shumë kohë. Por ne nuk humbasim shpresën. Lutemi për drejtësi dhe për një ditë të ndriçuar, kur ai do të kthehet në mesin tonë, ashtu siç e meriton.

    “Zemrat tona janë të thyera, por dashuria jonë për të mbetet e pathyeshme. 🇦🇱“, përfundon shkrimi i tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark