Haxhiu akuzon AAK-në se ia zgjati jetën qeverisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu akuzon AAK-në se ia zgjati jetën qeverisë

    Insajderi
    12 April 2017 - 21:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, akuzoi AAK-në, se i ka zgjatur jetën qeverisë së tanishme.

    Ajo këtë qëndrim e arsyetoi duke thënë se AAK doli nga boshti opozitar, në momentin kur protestat masive ishin afër rezultatit të dëshiruar.

    “Në qoftë se do të kishim qëndruar ashtu bashkë, natyrisht që qeveria nuk do të ishte tash. Mirëpo, përgjegjësinë për këtë, e bartë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, tha ajo.

    Deputetja që i sheh zgjedhjet si zgjidhje të situatës në vend, thotë se subjekti që përfaqëson do të dal fituese e zgjedhjeve, madje shton se elektorati i LDK-së tashmë votën do ta drejtoj te VV.

    “Nëse pyetmë se ku i kemi marrë votuesit, se si kemi dal subjekti i parë, në analizat që kemi bërë dhe në pyetjet që i janë bërë qytetarëve, elektorati i LDK-së, është afruar nga VV”, tha ajo.

    Për sulmet që i janë bërë aktivistëve e zyrave të VV-së, Haxhiu fajin ia adreson PDK-së e SHIK-ut.

    “PDK-ja ka nisur një luftë të ashpër, sepse ne jemi të bindur se mbrapa këtyre sulmeve qëndron SHIK-u dhe PDK-ja”.

    Për ndryshim në vend, ajo thotë se kjo do të ndodhë vetëm nëse ka një kryeministër nga Vetëvendosje.(lajmi.net)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark