Haxhiu: Fatkeqësi për vendin që ministër i financave është Hekuran Murati – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Fatkeqësi për vendin që ministër i financave është Hekuran Murati

    Insajderi
    26 May 2022 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tha që në këtë kohë krize është fatkeqësi për vendin që Ministrinë e Financave është duke e udhëhequr Hekuran Murati.

    Sipas tij, situata aktuale në Kosovë është për shkak të Muratit dhe Qeverisë Kurti, teksa shtoi që i njëjti kërkon ta hedhë diku tjetër fajin për mosaftësinë e tij.

    “Konsideroj që është fatkeqësi për vendin që në kohë krize Ministrinë është duke e udhëhequr Hekuran Murati. Nuk udhëhiqet në këtë formë dikasteri më i rëndësishëm… Ai është manipulator i jashtëzakonshëm, dhe sa herë del në foltore, asnjëherë nuk shikon te mazhoranca, ose shikon në të majtë nga LDK-ja, ose nga PDK-ja, sepse ky andej i ka problemet. Ky e ka problem ta gjejë dikë fajtor për paaftësinë e tij, sepse kjo situatë është për shkak të mos aftësisë së ministrit të Financave dhe të Qeverisë”, tha Haxhiu në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark