Gazetari Baton Haxhiu ka dhënë një intervistë ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim.
I ftuar në emisionin “Shqip“, Haxhiu ka komentuar spektaklin Big Brother, spektakël ky që megjithatë ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve në të dy anët e kufirit.
Ai ka thënë se nuk ka asgjë kundër “show-ëve” të tillë, por që ka shtuar se nuk mund të jesh i varfër e në të njëjtën kohë ta kuptosh Big Brother. Kjo pasi, sipas tij, është një shok social i madh.
“Nëse ne mendojmë që një Big Brother, një realitet që sociologët e kanë parë se është i nevojshëm që një shtresë tjetër të hyjë dhe të komunikojë me njeri-tjetrin, nuk jam kundër këtyre emisioneve, por nuk i kuptojmë, nuk mund të jetosh me varfëri ekstreme me gati 20% dhe ta kuptosh Big Brother pasi është shok social i madh.
Duke analizuar kontekstin social ku jetojmë tregojmë se sa pa shije jemi në emisione”, tha ndër tjerash Haxhiu.