×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu i bashkëngjitet sulmeve ndaj mediave, thotë se i tha Prokurorisë të hetojnë pretendimet e shkrimit të mediumit boshnjak

    Insajderi
    23 July 2024 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është bashkërenduar me partinë e saj për sulm ndaj mediave, ku i ka bërë thirrje të hetojë pretendimet e një mediumi boshnjak, ku pretendohet se dy media të shkruara online në Kosovë financohen nga Serbia.

    Ajo tha në një konferencë për media pas intervistimit në Prokurorinë Speciale se “është e rëndësishme të hetohet se kush po nga portalet po financohet nga Serbia”.

    “Siç e keni parë dje, në RTK Live është publikuar një hulumtim që ndërlidhet me tendencën e Serbisë për të blerë media në Ballkan. Në këtë rast përmenden dy portale, është Periskopi dhe Nacionalja që thuhet sipas hulumtimit që financohen nga Serbia, nga Qeveria e Serbisë. Kam ofruar para prokurorisë edhe këtë lajm që është publikuar nga RTK Live, sepse është e rëndësishme që të dimë se kush nga portalet financohet nga Serbia”, deklaroi ajo.

    “Unë po them edhe njëherë që nuk është përgjegjësia e imja të them se çka dhe kush e ka përgatitur hulumtimin. Ajo çka është e rëndësishme është që e përditshmja atje është kredibile dhe hulumtimi është bërë nga ata. Prandaj iu përket institucioneve përgjegjëse që të hulumtojnë më shumë, të hetojnë më shumë këtë rast. Unë e pata obligim që t’ua ofrojë ato që i kam parë edhe vetë, jo vetëm në cilësinë e Ministres së Drejtësisë por edhe të qytetares së Republikës së Kosovës”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark