Haxhiu: Ka deputetë të LDK-së dhe PDK-së që do të më votonin – por janë nën presion nga liderët e tyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Ka deputetë të LDK-së dhe PDK-së që do të më votonin – por janë nën presion nga liderët e tyre

    Insajderi
    28 July 2025 - 22:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e propozuar për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka komentuar dështimin e vazhdueshëm të procesit të votimit për emërimin e saj, i cili ka dështuar mbi 50 herë.

    Haxhiu vazhdon të këmbëngulë se ajo i ka votat e nevojshme, nëse procesi i votimit zhvillohet në mënyrë të fshehtë.

    Sipas saj, deputetët e PDK’së dhe LDK’së kanë trysni nga liderët e partive të tyre për të votuar emrin e saj si kryeparlamentare.

    “Ne kemi pasur kontakte, unë dhe kolegët e mi nga partia, me deputetë të PDK-së dhe LDK-së, dhe ata kanë thënë që duan të votojnë. Do të më votonin mua, por kanë trysni nga partia. Ku është problemi këtu? Janë liderët e partive që nuk i lejojnë deputetët të votojnë sipas mendjes së tyre,” – tha Haxhiu në emisionin Debat Plus.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark