Haxhiu konteston vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Ligjit të Këshillit Prokurorial - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haxhiu konteston vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Ligjit të Këshillit Prokurorial

    Insajderi
    25 March 2023 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshmen në tërësinë e tij Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

    “Gjykata njëzëri ka vendosur që të (i) deklarojë kërkesat e pranueshme dhe të konstatojë që: (ii) pika 1.3.2 e paragrafit 1 të nenit 6 dhe neni 8, përkatësisht neni 10/A i Ligjit të kontestuar, nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], paragrafin 10 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] dhe nenin 132 [Roli dhe Kompetencat e Avokatit të Popullit] të Kushtetutës; (iii) paragrafi 2/a i nenit 13 të Ligjit të kontestuar nuk është në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit] dhe paragrafin 1 të nenit 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës] të Kushtetutës; (iv) paragrafi 5 i nenit 16 të Ligjit të kontestuar nuk është në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës; (v) neni 18, përkatësisht 23/A i Ligjit të kontestuar nuk është në përputhshmëri me nenet 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës; (vi) paragrafi 3 i nenit 11 dhe neni 20 i Ligjit të kontestuar nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike], nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe paragrafin 1 të nenit 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës] të Kushtetutës; dhe (vii) të shpallë të pavlefshëm, në tërësinë e tij, Ligjin nr.08/L-136 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

    “Thelbi i pretendimeve të parashtruesve të kërkesave, të mbështetura edhe nga Këshilli Prokurorial, Oda e Avokatëve por, në esencë, edhe nga Avokati i Popullit sa i përket çështjeve që ndërlidhen me kompetencat e tij dhe të kundërshtuara nga Ministria e Drejtësisë, ndërlidhet me cenimin e pavarësisë kushtetuese të Këshillit Prokurorial”, thuhet tutje.

    Ky vendim erdhi pasi në korrik të vitit 2022, PDK dhe LDK e kishin dërguar për shqyrtim në GJK ndryshimet që ishin bërë në këtë ligj, pas dyshimeve se ato ishin në kundërshtim me Kushtetutën.

    E pikërisht për këtë çështje sot ka folur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    “Ne kemi dashur reformimi Këshillit Prokurorial të Kosovës për të eliminuar grupet e interesit dhe ato të korporatizimit. Për të mundësuar një përbërje të re të Këshillit, në mënyre që të sigurohemi se Kryeprokurori punon në mënyrë të panashme”, ka thënë Haxhiu në konferencë për media, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Asesi nuk mund të pranojmë që në petkun e pavarësisë së drejtësisë të bëhet korporatrizimi.

    “Ne nuk e kemi pranuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, por deshëm të ju njoftojmë edhe juve për pikëpamjet dhe argumentet tona lidhur me këto të gjetura”.

    Tutje Haxhiu ka kontestuar pikat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se për këtë Ligj nuk kanë vepruar kokë në vete, dhe se janë konsultuar me Komisionin e Venecias, dhe partnerët ndërkombëtarë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark