Haxhiu lëshon në Kuvend një fjalim të ish ministrit Hajredin Kuçi: Thaçi dhe PDK-ja tentuan ta amnistojë Serbinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haxhiu lëshon në Kuvend një fjalim të ish ministrit Hajredin Kuçi: Thaçi dhe PDK-ja tentuan ta amnistojë Serbinë

    Insajderi
    04 May 2023 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i është kundërpërgjigjur akuzave të deputetes së PDK’së Eliza Hoxhës e cila përmes foltores së Kuvendit e ftoi Kurtin t’iu kërkoj falje familjeve të të pagjeturve për mos mbajtje të fjalës.

    Në replikën e saj, ministrja Haxhiu ndoqi metodën e njëjtë të deputetes e cila lëshoi këngën e saj për të pagjetur në foltore, ndërsa Haxhiu lëshoi një deklaratë të ish- Ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi ku sipas saj ai ka dashur të amnistoj krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

    Haxhiu tha se për herë të parë Qeveria e Kosovës i trajton me seriozitet krimet e luftës në Kosovë.

    Haxhiu ka përmendur deklaratën e ish Ministrit të drejtësisë, Hajredin Kuçi ku sipas saj ai ka qenë I gatshëm t’i  amnistoj krimet e luftës në Kosovë gjatë kohës sa ka qenë ministër në qeverinë Thaçi.

    “Për krime lufte s’e kisha dënu asnjë njeri. Kisha bë amnisti. Sepse për mua çmimi më i madh për luftën është liria dhe pavarësia”, thotë Kuçi në audion e lëshuar nga Haxhiu në Kuvend.

    Ministrja e Drejtësisë tha se të njëjtën qasje “e ka ndjekë edhe Hashim Thaçi”.

    “Pra, Hajredin Kuçi, ish-ministri i Drejtësisë flet për amnistimin e krimeve të luftës. Këtë qasje e ka ndjekë Qeveria e udhëhequr nga PDK-ja. Këtë qasje e ka ndjekë edhe Hashim Thaçi sa e ka udhëhequr dialogun me Serbinë”, tha ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark