
Ligji për Këshillin Prokurorial hyn në fuqi pas 15 ditësh, ka njoftuar ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Në një postim në Facebook, deputetja Haxhiu theksoi se të gjitha përpjekjet për të minuar reformën, përmes dorëheqjeve të orkestruara dhe skenarëve të vjetër, kanë dështuar.
“Ligji për Këshillin Prokurorial është tashmë i publikuar në Gazetën Zyrtare dhe hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit. Të gjitha përpjekjet për ta minuar reformën me dorëheqje të orkestruara dhe skenarë të vjetër kanë dështuar,” ka shkruar Haxhiu.
Në fund, ajo shtoi: “Reforma nuk ndalet. Ajo është në lëvizje dhe do të ndodhë, kot mundohen ta ndalojnë.”
Ligji për KPK-në është publikuar sot në Gazetën Zyrtare.
Gjykata Kushtetuese më 23 prill 2025 i ka dhënë “dritën e gjelbër” Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, duke konstatuar se ai është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe i ka dhënë dritën e gjelbër për dekretim nga presidentja e Kosovës.