Kandidati i PDK’së për deputet me numrin 109, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se mobilizimi për fitoren e PDK’së po rritet çdo ditë e më shumë.
Këtë Haxhiu e ka thënë pas tubimeve zgjedhore në Likoc, Ticë dhe Rezallë të Skenderajt.
“Sonte ishim në Likocin e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, në Ticën e spitalit ushtarak të UÇK-së dhe në Rezallën e rezistencës dhe betejës frontale të UÇK-së për ta prezantuar programin më të mirë dhe fitues të zgjedhjeve të 9 shkurtit, të hartuar nga PDK dhe Kryeministri në ardhje, Bedri Hamza. Nga aty morëm mbështetje të madhe, pasi mobilizimi për fitoren e PDK-së po rritet çdo ditë e më shumë”, deklaroi Haxhiu.