Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mohuar pretendimet e mediave se ka lëshuar seancën e Kuvendit për shkak të “përplasjes” me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci.
Haxhiu ka thënë se arsyeja që e ka lëshuar seancën e Kuvendit ka qenë pjesëmarrja në panelin e diskutimit të Medica Gjakovës për reflektimet kritike mbi hulumtimin mbi përdhunimet e luftës në Kosovë.
“Disa portale thanë se e lëshova sallën kinse për disa zhvillime për Kuvend, por jo nuk është e vërtetë. E kisha me ngut të vija këtu, sepse këndvështrimi institucional është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Haxhiu.