
Ministrja e Drejtësisë, në detyrë, Albulena Haxhiu ka ndarë detaje nga takimi konsultativ që mbajtën sot.
Ajo tha se janë dakorduar që të votojnë për verifikim të mandateve.
“Kryesuesi i Kuvendit na ka ftu në takim konsultativ, aty kemi diskutuar format për të dal nga bllokada e shkaktuar nga opozita. Kemi disa zgjidhje para vetes. Të gjithë deputetët e kanë për detyrë të votojnë për verifikim të mandatave. U dakorduam që e vetmja mënyrë për me dal nga kjo situatë është të votohet”, përcjell Insajderi.
Miratimi i këtij raportit i hap rrugë betimit të deputetëve të legjislaturës së nëntë dhe më pas edhe procedurave të tjera që çojnë drejt përmbylljes së konstituimit të përbërjes së re të këtij institucioni ligjvënës.