Haxhiu: Ne i kemi numrat për Qeverinë, le të na masin, le ta na sfidojnë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Ne i kemi numrat për Qeverinë, le të na masin, le ta na sfidojnë

    Insajderi
    07 June 2025 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës, pasi nuk u miratua propozimi për formimin e komisionit zgjedhor, i nevojshëm për zhvillimin e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetares.

    Kandidatja e propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu pas kësaj është deklaruar para mediave.

    Ajo ka thënë se në 28-të seancat e mbajtura nuk kanë parë as minimumin e vullnetit të opozitës për të kontribuuar në konstituimin e Kuvendit.

    “Siç e dini më 1 maj ka filluar propozimi i kryesuesit të seancës konstituive, duke pasur parasysh që kishte disa dështime me votim të hapur. Në asnjërën prej këtyre seancave nuk e kemi parë as minimumin e vullnetit të opozitës për të kontribuuar në konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu.

    Haxhi ka deklaruar se kjo parti i ka numrat për qeverinë, duke fajësuar partitë opozitare se ato po e mbajnë peng Kuvendin, pasi që, të njëjtat, sipas Haxhiut, e dinë që VV-ja i ka numrat për Qeverinë.

    ‘‘Sa i përket Qeverisë, ne i kemi numrat për Qeverinë. Le të na masin, le ta na sfidojnë. Pra në momentin kur konstituohet kuvendi, dhe jepet mandatari nga presidentja, pastaj ka afate janë 15 ditë që ka në dispozicion mandatari edhe mund të na sfidojnë. Këta e din që ne i kemi votat për qeverinë dhe e mbajnë peng kuvendin’’, ka thënë ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark