Haxhiu: Në politikë nuk jemi të na duan opozita, ose ne t’i duam ata - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Në politikë nuk jemi të na duan opozita, ose ne t’i duam ata

    Insajderi
    29 April 2025 - 09:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatja e propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj kritikave të opozitës që e cilësojnë si figurë përçarëse.

    Haxhiu tha se këto kritika nuk qëndrojnë dhe se në politikë përballjet janë të natyrshme.

    “Arsyeja e vetme që po përmendet ndërlidhet me atë që unë jam figurë përçarëse. Nëse i keni dëgjuar deklarimet e opozitës, thonë se jam konfliktuoze. Por unë kam qenë 11 vjet deputete në opozitë dhe gati 5 vjet ministre e Drejtësisë,” tha Haxhiu në një intervistë për Top Channel, përcjell Insajderi.

    Ajo shtoi se përballjet politike janë të zakonshme dhe se nuk mund të jetë kriter për të mos e mbështetur kandidaturën e saj.

    “Në politikë nuk jemi që të na duan opozita apo ne t’i duam ata. Jemi ballafaquar me shumë situata të papërshtatshme, por kjo nuk është arsye për refuzim,” tha ajo.

    Haxhiu shprehu besimin se situata aktuale në Kuvend do të zgjidhet së shpejti dhe bëri thirrje për përfundimin e bllokadave institucionale.

    Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot me fillim nga ora 10:00 do të mblidhen sërish sot për të vijuar punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së nëntë, ku në rend ditë janë: zgjedhja e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

    Ndryshe edhe të dielën nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari, Kuvendi i Republikës së Kosovës u mblodh për të vijuar me punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë.

    Deputeti Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje propozoi sërish deputeten Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit.

    Pas procedurës së votimit kryesuesi Dehari konstatoi se me 57 vota për, 41 kundër dhe tri abstenime, kandidatja e propozuar nuk ka marrë votat e mjaftueshme, andaj seanca u ndërpre.

    Dy taborret politike akuzuan njëra tjetrën për dështim të seancës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark