Haxhiu: Ngritja e tre gishtave lartë nga Vetëvendosje është fyerje për Drenicën, me këtë simbol serbët sulmuan familjen Jashari – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Ngritja e tre gishtave lartë nga Vetëvendosje është fyerje për Drenicën, me këtë simbol serbët sulmuan familjen Jashari

    Insajderi
    03 February 2025 - 19:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj vendimit të PZAP që e ka dënuar partinë e Albin Kurtit me 35 mijë euro për provokimin e qytetarëve të Drenicës.

    Haxhiu theksoi se ngritja e tre gishta lartë nga mbështetësit e Vetëvendosjes është një fyerje për gjakun e derdhur për liri.

    Ai shtoi se ky veprim është një ofendim për Drenicën, duke kujtuar se me këtë simbol, serbët masakruan shqiptarët gjatë luftës.

    Haxhiu kërkoi që ata që provojnë dhe ofendojnë Drenicën, nuk e meritojnë votën e qytetarëve.

    E plotë:

    PZAP e ka dënuar partinë e Albin Kurtit me 35 mijë euro, për faktin se mbështetësit e Vetëvendosjes gjatë një tubimi i kanë provokuar qytetarët e Drenicës duke ngritur tre gishta lartë.

    Të gjithë e dijmë që ky është simbol i paramilitarëve serbë.Ky veprim nuk është vetëm provokim, është fyrje e gjakut të derdhur për liri, është fyerje për Drenicën.

    Me tre gishta lartë serbët sulmuan familjen Jashari, vranë e masakruan mijëra shqiptarë, gra, pleqë, fëmijë.Ata që ofendojnë, provokojnë, nuk e meritojnë votën e drenicasëve, as të qytetarëve tjerë të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark