Haxhiu: Nuk është këmbëngulja ime për kryetare Kuvendi, por vendim i partisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Nuk është këmbëngulja ime për kryetare Kuvendi, por vendim i partisë

    Insajderi
    22 May 2025 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se propozimi i saj nuk është rezultat i këmbënguljes personale, por qëndrim i partisë.

    Kjo deklaratë vjen pasi ajo është rrëzuar plot 19 herë në përpjekjet për t’u zgjedhur në këtë pozitë.

    Haxhiu tha se nuk duhet parë kandidatura e saj si ambicie personale, por si një vendim kolektiv i Vetëvendosjes.

    “Nuk është këmbëngulja ime personale, por qëndrimi i partisë – ju lutem të mos e shihni si ambicie personale dhe këmbëngulësi timen,” tha ajo në KTV përcjell Insajderi.

    E pyetur nga gazetarja nëse nuk po i bën dëm vetes dhe emrit të saj duke pranuar të kandidojë për një post ku ka dështuar shumë herë, Haxhiu u përgjigj; “Është vendim i VV-së dhe e drejtë e jona kushtetuese”

    Ajo u pyet se si ndjehet pas gjithë kësaj situate, Haxhiu u shpreh shkurt:

    “Nuk jam unë këtu për të folur për emocione”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark