"Haxhiu nuk po votohet me qëllim që të bllokohet formimi i Qeverisë Kurti 3" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Haxhiu nuk po votohet me qëllim që të bllokohet formimi i Qeverisë Kurti 3”

    Insajderi
    30 May 2025 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e partisë Guxo, Jeta Statovci, ka deklaruar se bllokimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës është një strategji politike që në thelb synon të bllokojë formimin e Qeverisë Kurti 3.

    Sipas saj, të gjitha subjektet politike duhet të kontribuojnë në procesin e konstituimit, duke theksuar se e drejta për të propozuar emrin për kryetar të Kuvendit i takon Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Këto janë lojëra politike, tendenca bllokuese dhe strategji të mirëfillta për të penguar Qeverinë Kurti 3. Asnjë subjekt nuk i ka votat i vetëm. Kërkohet konsensus i gjerë. Është ekskluzivitet i secilit subjekt të vendosë kë do të delegojë për pozitat drejtuese,” tha ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark