Haxhiu pas takimit me presidenten: Propozuam mbajtjen e dy palë zgjedhjeve, lokale dhe atyre të jashtëzakonshme parlamentare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu pas takimit me presidenten: Propozuam mbajtjen e dy palë zgjedhjeve, lokale dhe atyre të jashtëzakonshme parlamentare

    Insajderi
    04 June 2025 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, tha se në takimin e sotëm me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka ftuar në takim përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve lokale është diskutuar edhe ideja që të mbahen dy palë zgjedhje.

    Ishte një ide që të vazhdojmë t’i shpallim të dyja edhe ato të jashtëzakonshme bashkë me ato lokale. Qëndrimi jonë është për. Për ne është e rëndësishme që të konstatohet Kuvendi, të votohet qeveria por nëse sot ka qenë e 18-ta seancë që kur ka filluar votimi për Komision”.

    Haxhiu tha se ideja ishte e saj, por tha se qëndrimi i Vetëvendosjes ishte “konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë”.

    “Ideja ishte e imja. Unë isha shumë e vullnetshme që të diskutojmë edhe për këtë. Por duhet konstituim dhe shpërndarje e Kuvendit e që për këtë duhet marrëveshje politike”.

    Ndërkohë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka përfunduar takimin konsultativ me partitë politike lidhur me caktimin e datës për zgjedhjet lokale, shkruan Insajderi.

    PDK, ka propozuar datën 12 ose 19 tetor për zgjedhjet lokale, ndërkaq AAK datën 12 tetor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark