Kandidati për deputet nga PDK-ja, Bekim Haxhiu, e ka komentuar shkuarjen e kryeministrit Albin Kurti në Skenderaj për të mbajtur tubimin elektoral.
Haxhiu ka thënë se në ditën kur janë anuluar aktivitetet politike në Skenderaj për shkak të aksidentit me tre viktima në Çubrel, LVV-ja me Kurtin kanë bërë përpjekje për ta tensionuar situatën atje.
“Është fyese për Drenicën që dikush që ka komunikuar me Radojçiqin për të eliminuar nga paga minimale veteranët e UÇK-së të shkojë të mbajë tubim të hapur, është e njëjta qeveri që Drenicën e ka lënë pa ujë. E njëjta qeveri e cila nuk ka mbështetur Skenderajn dhe qytetarët e këtij vendi kur e kishte fatkeqësinë e vërshimeve, një qeveri e tillë që refuzon dhe injoron drenicasit, normalisht që ka reagime të qytetarëve ndaj kësaj qeverie e cila për katër vjet injoroi Drenicën dhe i ofendoi me pjesëmarrjen e saj atje dhe me Mimoza Kusarin e cila ka komunikuar me Radojçiqin”, ka thënë Haxhiu.
“Duke ditur që nuk kanë përkrahës atje, as 200 vetë, ishte qëllim i Kurtit për të bërë përpjekje për ta tensionuar situatën, sepse nuk ka çka prezanton as nga puna e tij katërvjeçare e as se çfarë do të bëjë në katër vitet e ardhshme”, ka delaruar kandidadti për deputet.